Bota

Sunak: Lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë

Sunak vuri në dukje se sulmet e 7 tetorit ishin sulmi më i tmerrshëm në historinë e Izraelit, humbja më e rëndë e jetës hebreje që nga Lufta e Dytë Botërore. 

7 Prill 2024, 09:41 Nga E. D
Sunak: Lufta në Rripin e Gazës duhet të përfundojë
Rishi Sunak

IZRAEL- Kryeministri britanik Rishi Sunak bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe grupit terrorist dhe duke njoftuar ndihmë shtesë për Gazën përmes detit. Sunak vuri në dukje se sulmet e 7 tetorit ishin sulmi më i tmerrshëm në historinë e Izraelit, humbja më e rëndë e jetës hebreje që nga Lufta e Dytë Botërore. 

“Dhe pas gjashtë muajsh lufte në Gaza, numri i civilëve vazhdon të rritet uri, dëshpërim, humbje jetësh në një shkallë të tmerrshme. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë të drejtës së Izraelit për të mposhtur kërcënimin nga terroristët e Hamasit dhe për të mbrojtur sigurinë e tyre”, tha Sunak.

Sunak tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga gjakderdhja në Rripin e Gazës dhe kjo luftë duhet të përfundojë. 

“Por e gjithë Britania e Madhe është e tronditur nga gjakderdhja dhe e tmerruar nga vrasja e  heronjve të guximshëm britanikë që po sillnin ushqim për ata në nevojë. Ky konflikt i tmerrshëm duhet të marrë fund. Pengët duhet të lirohen. Ndihma, të cilën ne kemi sforcuar çdo fund për t'i dhënë nga toka, ajri dhe deti, duhet të përmbytet”, shtoi kryeministri.

rishi sunak

Sondazh

Poll