Art&Argëtim

"The Bride"/ Christian Bale transformohet në Frankenstein, dalin fotot e para nga filmi

Aktorja amerikane Maggie Gyllenhaal po drejton për herë të dytë pas filmit “The Lost Daughter” të vitit 2021.

6 Prill 2024, 17:53 Nga S.B
"The Bride"/ Christian Bale transformohet në Frankenstein, dalin
The Bride

SHBA- Regjisorja Maggie Gyllenhaal ka zbuluar pamjen e parë të aktorit Christian Bale si “Përbindëshi i Frankensteinit” dhe Jessie Beckley si një trup i vdekur i ringjallur në filmin e saj të ardhshëm "The Bride". Aktorja amerikane Maggie Gyllenhaal po drejton për herë të dytë pas filmit “The Lost Daughter” të vitit 2021.

Në postimin e saj në Instagram, ajo ka publikuar fotot pas një testi për filmin e Warner Bros. Aktorja e kthyer në regjisore ka shkruar në mbishkrimin e fotove: Takoni nusen dhe Frankun, së bashku me një emoji me zemër të zezë.

Filmi "The Bride" zhvillohet në Çikagon e viteve 1930 dhe lidhet me historinë ikonë të Frankensteinit. Buckley luan një grua të re të vrarë, e cila, e rikthyer në jetë, i befason krijuesit e saj ndërsa dëshiron një romancë dhe ndez një lëvizje radikale shoqërore.

Së bashku me Bale dhe Buckley, luajnë Penelope Cruz, Peter Sarsgaard dhe Annette Bening. Filmi përfshin kinematografinë e Joker, Lawrence Sher dhe pritet të dalë në vitin 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maggie Gyllenhaal (@mgyllenhaal)

the bride frankenstein

Sondazh

Poll