Art&Argëtim

"Njihuni me fëmijën tim"/ Sydney Sweeney befason fansat me sekretin e saj

Sweeney thotë se i pëlqen procesi i restaurimit të makinave të vjetra, sepse kjo e lejon atë të jetë kreative dhe të mësojë aftësi të reja.

6 Prill 2024, 13:49 Nga S.B
"Njihuni me fëmijën tim"/ Sydney Sweeney befason fansat me
Sydeney Sweeney

SHBA- Aktorja Sydney Sweeney ka befasuar të gjithë fansat e saj duke treguar se prej vitesh është duke restauruar makinat klasike. Ajo filloi me një Ford Bronco të vitit 1969 që i dha babai i saj dhe që atëherë ka punuar në disa modele të tjera, duke përfshirë një Ford Mustang të vitit 1967 dhe një Chevrolet Camaro të vitit 1969.

Sweeney thotë se i pëlqen procesi i restaurimit të makinave të vjetra, sepse kjo e lejon atë të jetë kreative dhe të mësojë aftësi të reja. Asaj i pëlqen gjithashtu sfida e shndërrimit të një automjeti të vjetër në të ri.

"Njihuni me fëmijën tim"/ Sydney Sweeney befason fansat me
Sydeney Sweeney

Ajo ka rrëfyer se ka qenë gjithmonë një adhuruese e madhe e makinave klasike. Tani, dashuria e saj për makinat e vjetra e ka shtyrë atë të studiojë dhe të punojë në projektin e saj të restaurimit.

Është interesante se dyqani ku ajo punon i përket babait të mikut të saj, Rod Emory, një ekspert në restaurimin e Porsheve klasike. Edhe pse Emory Motorsports është e specializuar në Porsche, Sydney e bindi Rodin që ta linte të punonte në Bronco-n e tij. Ai dhe ekipi e udhëhoqën atë dhe i mësuan asaj gjithçka që i nevojitej. Një nga modelet e fundit që ajo bleu ishte një Mustang i vitit 1966.

“Njihuni me fëmijën tim të ri, Britney. Së shpejti do të filloj të punoj me të” shkroi ajo.

sydney sweeney

Sondazh

Poll