Sport

Barcelona mund të godasë! Joao Felix zbuloi se kush mund të zerë vendin Messit: “Ai do të vishte fanelën me numrin 10”...

Në një intervistë për ‘Jijantes’, Joao Felix trajtoi disa tema, duke përfshirë transferimet te FC Barcelona.

4 Prill 2024, 17:30 Nga DOSJA

Barcelona mund të godasë! Joao Felix zbuloi se kush mund të

SPANJE - Portugezi zbuloi, se Bernardo Silva e kishte pyetur për jetën në Barcelonë, duke lënë të kuptohet, se ai do të ishte i interesuar për një lëvizje të mundshme në La Liga. 

"Nëse do të isha drejtor sportiv për një ditë, do të sillja Bernardo Silvën, pa dyshim. E keni parë si luan? Ai është edhe më i mirë si person. Ai është nga brezi i Cancelos. Ai zgjat deri në moshën 35-36 vjeç.

Synimi i tij është këtu, më pyeti se si po shkojnë gjërat në Barcelonë, për motin, për taksat. I thashë se ishte mirë të vinte.

Nuk mendoj se Manchester City do të dorëzohet lehtë. Për 50 milionë euro do ta sillja. Dhe për 60-70 milionë. Ia vlen çdo qindarkë. Ai do të donte të vishte numrin 10. Është një numër shumë i rëndësishëm për klubin, nuk mund t'ia jepni askujt”,- tha Joao Felix.

Bernardo Silva (29 vjeç) do të dëshironte të largohej nga Manchester City në fund të këtij sezoni dhe do të dëshironte të nënshkruante me FC Barcelona, ​​ku mund të jetë sërish bashkëlojtar me Ferran Torres dhe Ilkay Gundogan. 

I vetmi problem paraqet klauzola e shkëputjes në kontratën e lojtarit me Manchester Cityn, me vlerë 58 milionë euro. 

Barcelona është duke luftuar financiarisht për disa sezone, kështu që është e mundur që kjo klauzolë mund të jetë një pengesë për transferimin e Bernardo Silva në ‘Camp Nou’.

Një titullar i padiskutueshëm në Manchester City, portugezi ka bërë 38 ndeshje për klubin e tij këtë sezon, duke shënuar nëntë herë dhe duke dhënë pesë asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll