Bota

Takimi në Bruksel, Bislimi: Gabim në informim, s'po flasim për dinarin

Pas takimit të sotëm në Bruksel, Bislimi tha se ndërmjetësi Miroslav Lajçak nxori një propozim konstruktiv, kryenegociatori i Kosovës tha se nuk ka pasur takim për dinarin.

4 Prill 2024, 15:26 Nga E. D
Takimi në Bruksel, Bislimi: Gabim në informim, s'po flasim
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se ky nuk është as takimi i parë dhe as i fundit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç për të diskutuar për çështjen e dinarit në Kosovë. Pas takimit të sotëm në Bruksel, Bislimi tha se ndërmjetësi Miroslav Lajçak nxori një propozim konstruktiv, kryenegociatori i Kosovës tha se nuk ka pasur takim për dinarin.

“Ky takim as nuk ka qenë i fundit e as i pari për dinarin, mendoj që është koha e fundit që ta shmangni këtë gabim në informim. Takimi është për të trajtuar modelet me të cilat Serbia mund të vazhdojë dërgimin e mbështetjes financiare për serbët e Kosovës, brenda rregullores së BQK-së. Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dinarin, rrjedhimisht as nuk ka diskutime për dinarin," tha Bislimi.

Në shkurt, Bislimi kishte refuzuar të shtonte në Bruksel për të folur për çështjen e dinarit. Ndërsa zëvendësi i Kurtit më 21 shkurt pat thën se takimi për dinarin nuk ishte takim në të cilin ai duhet të shkonte.

“Ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike. Kështu që do të shohim se kush do të shkojë që të bisedojë për dinarin, por nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, tha Bislimi. 

Po ashtu as udhëtimi i dytë i kryenegociatorëve në Bruksel nuk e kishte sjellë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e rregullores së re të BQK-së.

Gjithashtu Bislimi dhe Petkoviq ishin atje edhe më 19 mars por edhe nga ai takim dolën pa marrëveshje. Atë ditë, ishin pajtuar vetëm që deri më 22 mars t’i dorëzonin propozimet e tyre për çështjen e dinarit dhe që javën pasuese të takoheshin sërish për t’i diskutuar opsionet. Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia diskutuan pa sukses në Bruksel në fund të shkurtit. Në atë takim shkoi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

besnik bislimi

Sondazh

Poll