Bota

Takimi në Bruksel, Bislimi: Lajçaku ka nxjerr një propozim konstruktiv! Rruga e duhur për zgjidhje dhe që respekton rregulloren e BQK-së

Bislimi gjithashtu shtoi se Serbia ka kërkuar kohë shtesë në lidhje me këtë çështje.

4 Prill 2024, 14:01 Nga N.F
Takimi në Bruksel, Bislimi: Lajçaku ka nxjerr një propozim
Bislimi

KOSOVË- Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel, kryenegociatori Besnik Bislimi është shprehur se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslan Lajçak sa i përket çështjes së dinarit. Bislimi gjithashtu shtoi se Serbia ka kërkuar kohë shtesë në lidhje me këtë çështje.

“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha.

Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira.

Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.


Të enjten kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel për të diskutuar rreth dinarit. Kryenegociatori serb Petar Petkovië ka thënë se s’ka pasur marrëveshje. Ky ishte takimi i katërt për një muaj rreth kësaj çështje. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel pas dy javëve.

kosova serbia bruksel lajcak

Sondazh

Poll