Bota

VIDEO/ Tërmeti në Tajvan, shkëputen nga mali shkëmbinj të mëdhenj, bien sipër makinës

Nga pamjet e publikuara duket momenti kur disa makina po udhëtojnë në rrugë në momentin kur bie tërmeti. Duke qene së makinat po leviznin pranë një mali duket momenti kur shëmbinj të mëdhënj shkëputën dhe bien në rrugë.

4 Prill 2024, 14:45 Nga N.F
VIDEO/ Tërmeti në Tajvan, shkëputen nga mali shkëmbinj
Pamje nga rënia e shkëmbit

TAJVAN- Pamje të frikshme janë ndarë në rrjetet sociale dhe nga mediat e huaja pas tërmetit i cili shkundi vendin me lëkundje të forta. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur disa makina po udhëtojnë në rrugë në momentin kur bie tërmeti. Duke qene së makinat po leviznin pranë një mali duket momenti kur shëmbinj të mëdhënj shkëputën dhe bien në rrugë.

Më tej në video duket kur një makinë "paloset" kur një shkëmb i madh bie mbi të. Në fillim shoferi tenton të shmangë gurë që binin dhe kështu fillon të lëvizë mbrapa – megjithatë një shkëmb i madh bie dhe e godet direkt.

Tajvani është goditur dje nga një tërmet tejet i fuqishëm me 7.2 magnitudë, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit. Nga lëkundjet e fuqishme u shembën shumë ndërtesa, ura e objekte tjera afariste, kurse 10 persona humbën jetën dhe mbi 1 mijë tjerë u lënduan.

 

tajvan termet shkembinj

Sondazh

Poll