4 Prill 2024, 13:16
Nga N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat përfaqësojnë 27 vendet anëtare të bllokut, kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, konfirmuan zyrtarët evropianë.
Negociatorët e Parlamentit Evropian, Tonino Picula dhe Karlo Resler, thanë se me këtë marrëveshje sigurohen 6 miliardë euro për reforma serioze ekonomike dhe strukturore, përmes së cilave vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim më të madh në procesin e integrimeve evropiane.
Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Negociatat ndërmjet këtyre dy institucioneve të BE-së u zhvilluan nën një presion të madh kohor.
Tani, për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian. Kjo pritet të ndodhë në seancën e fundit plenare para se të shpërbëhet Parlamenti Evropian në prag të zgjedhjeve të reja që zhvillohen në qershor. Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor, seancat e fundit plenare do të mbahen nga 21 deri më 24 prill.
Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti. Sipas marrëveshjes, vendet e rajonit për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare duhet t’i përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.
Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.
Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike. Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën më 2023 nën ndërmjetësimin e BE-së.
Ndërkohë, është tejkaluar mospajtimi rreth kushtëzimit apo jo të këtyre mjeteve me përshtatjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik.
Marrë nga REL
be ke plan rritjeje ballkan
Bota
4 Prill 2024, 12:56
M.B
Foto ilustruese
ZVICRA- Shifrat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave treguan se popullsia e Zvicrës u rrit vitin e kaluar me rit...
Bota
4 Prill 2024, 12:58
S.B
Hëna
SHBA- Shtëpia e Bardhë dëshiron që agjencia amerikane e hapësirës NASA të zhvillojë një zon&eum...
Bota
4 Prill 2024, 12:40
S.B
Statuja e Lirisë
SHBA- Një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Nju Jorkut dhe si pasojë ka patur përmbytje të shumta. Stu...
Bota
4 Prill 2024, 12:41
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në një seancë solemne të enjten, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kry...
Bota
4 Prill 2024, 12:31
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov
MOSKË- Kremlini deklaroi sot se Rusia dhe NATO janë tani në konfrontim të drejt...
Bota
4 Prill 2024, 12:22
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka komentuar takimin e sotëm që është duke u zhvilluar n&eum...
Bota
4 Prill 2024, 12:17
M.B
Jens Sroltenberg
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s kremtuan të enjten 75-vjetorin e aleancës me flamuj, tortë dhe orkestë...
Bota
4 Prill 2024, 12:13
N.F
Trageti
TAJLANDË- Pasagjerët e një trageti në Tajlandë janë hedhur në det për t'i shpëtuar zjarrit të fur...
Bota
4 Prill 2024, 11:51
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë thirrje të enjten gjat&e...
Bota
4 Prill 2024, 11:38
S.B
Buckingham Palace
BRITANI E MADHE- Fansat e familjes mbretërore britanike mund të kenë mundësinë të bëjnë nj&e...