Bota

Komunikimi i parë që nga tetori i 2022, ministri i mbrojtjes franceze bisedë telefonike me homologun e tij rus

Lajmi është bërë e ditur nga një përfaqësues i ministrit francez. Mwsohet se ky është komunikimi i parë mes dy ministrave që nga tetori 2022.

3 Prill 2024, 19:45 Nga N.F
Komunikimi i parë që nga tetori i 2022, ministri i mbrojtjes franceze
Foto ilustruese

FRANCË- Ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Rusisë, Sebastien Lecorny dhe Sergei Shoigu kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike. Lajmi është bërë e ditur nga një përfaqësues i ministrit francez. Mwsohet se ky është komunikimi i parë mes dy ministrave që nga tetori 2022.

Zëdhënësi i ministrit francez tha se Sebastien Lecorny përsëriti se Parisi dënon luftën agresive të Rusisë në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ai shprehu solidaritetin e Francës me viktimat e sulmit të nisur nga persona të armatosur muajin e kaluar pranë Moskës, në të cilin u vranë më shumë se 100 njerëz.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmi në sallën e koncerteve ishte kryer nga militantët islamikë, por pretendoi se sulmuesit kishin lidhje me Ukrainën. Ky pretendim është mohuar kategorikisht nga Kievi dhe aleatët e tij në Perëndim.

franca rusia sebastien lecorny

Sondazh

Poll