Aktualitet

Ra nga lartësia e kantierit, humb jetën punëtori 55-vjeçar në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në zinën e Kodrës së Diellit, paraditen e kësaj të mërkure.

3 Prill 2024, 14:35 Nga M.B
Ra nga lartësia e kantierit, humb jetën punëtori 55-vjeçar
Foto ilustruese

TIRANA- Një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e kantierit ku po punonte, në kryeqytet, dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, paraditen e kësaj të mërkure. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pjesë nga njoftimi:

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.    

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

punetori bie nga skela

Sondazh

Poll