Bota

VIDEO/ Tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, momente tmerri në Tajvan

Tërmeti që goditi sot Tajvanin sipas agjencisë për monitorimin e tërmeteve në këtë vend, thuhet se kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, ndërsa sipas institutit amerikan të gjeologjisë, bëhet fjalë për 7.4 e nga japonezët pretendohet se ishte 7.7.

3 Prill 2024, 08:33 Nga M.B
VIDEO/ Tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, momente
Tajvan


TAJVAN- Tajvani është goditur sot nga tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit, duke bërë që shumë ndërtesa gjigante të shemben dhe të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Tërmeti që goditi sot Tajvanin sipas agjencisë për monitorimin e tërmeteve në këtë vend, thuhet se kishte fuqi shkatërruese prej 7.2 magnitudë, ndërsa sipas institutit amerikan të gjeologjisë, bëhet fjalë për 7.4 e nga japonezët pretendohet se ishte 7.7.

Ky tërmet bëri që të ketë paralajmërime për cunami në brigjet e Japonisë, por që autoritetet e atjeshme më vonë e hoqën paralajmërimin. Raportohet se katër persona kanë humbur jetën ndërsa 57 tjerë janë lënduar në lindje të qarkut Hualien, epiqendra e tërmetit. Saktësisht epiqendra e tij ishte 22 milje në thellësi dhe rreth 11 milje në jugperëndim të Hualienit. Mbi 87 mijë shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimet e trenit në Tajvan që ka rreth 23 milionë banorë, janë pezulluar.

 

 

 

 

termet tajvan

Sondazh

Poll