Bota

Takimi me Bouyx, Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Më tej mësohet se se Osmani falënderoi Bouyx për lidershipin dhe mbështetjen e tij për Kosovën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, i cili me shumicë dërmuese, votoi për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës për votim në Asamblenë Parlamentare.

2 Prill 2024, 18:27 Nga N.F
Takimi me Bouyx, Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do
Bouyx dhe Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bertrand Bouyx. Sipas njoftimit nga Presidencës në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më tej mësohet se se Osmani falënderoi Bouyx për lidershipin dhe mbështetjen e tij për Kosovën në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, i cili me shumicë dërmuese, votoi për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës për votim në Asamblenë Parlamentare.


Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut nëpërmjet mekanizmave që i ofron Këshilli e të cilat do të shërbenin si mekanizëm shtesë për mbrojtjen e garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës.


“Në këtë frymë, presidentja Osmani tha se qasja në institucionet dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është mbi të gjitha në interes të qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, thuhet në njoftim.

 smani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Francës në këtë drejtim, ndërsa ka shfaqur besim që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vlerësohet pozitivisht nga deputetët e shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare.

 

osmani kosova kie

Sondazh

Poll