Bota

Sunak thirrje Izraelit të hetojë vdekjen e punonjësve të ndihmës në Gaza

Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për World Central Kitchen, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza qendrore.

2 Prill 2024, 15:21 Nga E. D

 

Sunak thirrje Izraelit të hetojë vdekjen e punonjësve të
Rishi Sunak

GAZA- Kryeministri britanik Rishi Sunak të martën i bëri thirrje Izraelit që të hetojë urgjentisht dhe të japë një shpjegim pasi punonjësit e ndihmës, përfshirë shtetas britanikë, u vranë në Gaza. Qytetarë nga Australia, Britania dhe Polonia ishin në mesin e shtatë personave që punonin për World Central Kitchen, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza qendrore. Sunak tha se ishte i tronditur dhe i pikëlluar dhe qeveria po punonte për të verifikuar urgjentisht të gjitha detajet.

"Ne po i kërkojmë Izraelit të hetojë urgjentisht atë që ndodhi, sepse qartazi ka pyetje që duhet të marrin përgjigje. Ata duhet të lejohen ta bëjnë atë punë pa pengesa. Dhe është detyrë e Izraelit të sigurohet se ata mund ta bëjnë këtë," tha Sunak. 

Ai tha se punonjësit e ndihmës po bënin punë fantastike për të lehtësuar vuajtjet në Gaza. Ndërsa Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, tha më herët se Britania i kishte bërë thirrje Izraelit që të hetonte menjëherë dhe të jepte një shpjegim të plotë dhe transparent të asaj që ndodhi.

rishi sunak

Sondazh

Poll