Bota

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, Kurti: Përfshihet edhe pyetësori për dëmet nga lufta

Kryeministri shtoi se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare.

2 Prill 2024, 15:35 Nga N.F
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, Kurti: Përfshihet edhe
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Kryeministri shtoi se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare.

“I bëjë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Nuk kemi mangësi vetëm tek shpërputhja e të dhënave por edhe të mungesa e tyre. Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përfshinë 28 shkurtin 1998 deri më 12 qershor 1999”, tha Kurti.

Ai shtoi se ky regjistrim që fillon të premten më 5 prill, përveç që do të na japë një pasqyrë të së tashmes do të na sigurojë një evidencë të së kaluarës.

kurti kosova regjistrim popullsie

Sondazh

Poll