Bota

Sulmi me armë në një shkollë në Finlandë, ndërron jetë një fëmijë, arrestohet i dyshuari

Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet.

2 Prill 2024, 14:46 Nga M.B
Sulmi me armë në një shkollë në Finlandë,
Policia finlandeze duke e hetuar vendin e ngjarjes në shkollën fillore "Viertola" në Finlandë, ku u plagosën tre fëmijë, 2 prill, 2024.

FINLANDA- Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur seriozisht, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë, ka thënë policia. Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet. Prindërit u kanë thënë mediave finlandeze se të shtënat kanë ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki.

Policia ka thënë se ka arritur në shkollë brenda nëntë minutave. Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale. Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën. Më 2007, Pekka-Eric Auvinen i vrau shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit.

Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, shtiu me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i vrau nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten. Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010. Ajo e ndryshoi edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç./ REL

sulm finlanda

Sondazh

Poll