Politike

Berisha: Zotohemi se ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do të kthejmë vendin në rrugën e demokracisë

Berisha iu bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të mos harrojnë se çdo qeveritar shqiptar sipas tij është një hajdut dhe një zyrtar i lidhur me krimin.

1 Prill 2024, 20:48 Nga r.ll

 

Berisha: Zotohemi se ne që anëtarësuam Shqipërinë
sali berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij, ku ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 

Berisha iu bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të mos harrojnë se çdo qeveritar shqiptar sipas tij është një hajdut dhe një zyrtar i lidhur me krimin.

Ai tha se "zotohemi se ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë."

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, mrekullia e 15 viteve më parë, anëtarësimi në NATO na fton ne të rivendosim parimet e lirisë në Shqipëri, për të qenë anëtar i denjë i aleancës së Atlantikut të Veriut.

Na fton ne të rikthejmë votën e lirë. Na fton ne të përmbysim narkoshtetin. Na fton ne të përmbysim këtë qeveri trafiqesh, krimi, vjedhje, droge. Të rikthejmë votën e lirë të shqiptarëve. Të shpëtojmë ushtrinë tonë nga kthetrat e tmerrshme të korrupsionit të këtij regjimi.

U bëj thirrje të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, të mos harrojnë se te çdo qeveritar shqiptar është një hajdut, është një vagabond, është një zyrtar i lidhur me krimin. Ndaj dhe të kenë kujdes prej tyre në çdo takim, në çdo mbledhje, në çdo gjë.
Edhe njëherë, gëzuar këtë ditë të madhe.

Le të zotohemi ne, që anëtarësuam Shqipërinë në NATO se do të kthejmë përsëri vendin në rrugën e demokracisë.
Se do përmbysim armiqtë e NATO-s në Shqipëri. Se do qëndrojmë me NATO-n në çdo betejë, në çdo përpjekje, në çdo fitore.
Rroftë NATO-ja, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

sali berisha nato

Sondazh

Poll