1 Prill 2024, 20:39
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtësvë poshtë pallatit ka kujtuar 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Edi Rama me regjimin e tij de facto po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja.
Ai më tej shtoi se Rama ka vendosur mbi qytetarët e tij regjimin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e tyre. Berisha tha se kryeministri ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës.
Fjala e plotë:
Sot ne kremtojmë 15-vjetorin e mrekullisë shqiptare, mrekullisë më të madhe kombëtare pas shpalljes së pavarësisë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte realizimi i ëndrrës më të bukur, më të rëndësishme të një kombi që kishte njohur pushtime e mynxyra më shumë se çdo komb tjetër. Me këtë anëtarësim, Shqipëria futej në klubin e vendeve demokratike, të zotuara për të mbrojtur njëra-tjetrën, për siguri kolektive, për të ardhme të përbashkët.
Ndaj dhe mirënjohja ime e pakufishme shkon tek të gjithë ata punonjës që në vite dhanë gjithçka për të përmbushur kriteret që aleanca politike ushtarake më e fuqishme e kohërave kërkonte për Shqipërinë. Por një mirënjohjë të veçante kam sonte për të gjithë sekretarët e përgjithshëm të aleancës, qëndrimin e tyre që nga Manfred Verner gjer te Shefer, më miqësorë, më dashamirës ndaj Shqipërisë. Mirënjohja e pakufishme e jona shkon ndaj mikut të madh të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, mbështetja e të cilit ishte përcaktuese për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Të dashur miq, 15 vjet më parë, në shndërruam një ëndërr të madhe në realitet. Por sot pas 15 vitesh, Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance. Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptaërve, nuk bën zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij të zeza.
Edi Rama me regjimin e tij de facto po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja.
Ai ka vendosur mbi qytetarët e tij regjimin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e tyre.
Ai ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës.
Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë. Edi Rama, njëlloj si Oleg Deripaska, pagoi me para krimi, kryezbuluesin e SHBA për të treguar se është edhe ky një horr si horri rus dhe asgjë tjetër.
berisha nato shqiperia edi rama
Politike
1 Prill 2024, 18:57
N.F
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka postuar në rrjetin e saj social në "Facebook" intervistën e kryetares së Gjykatës Ku...
Politike
1 Prill 2024, 17:42
r.ll
kuvendi
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posa&...
Politike
1 Prill 2024, 15:58
r.ll
belinda balluku
VLORË- Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat. Kanë mbetur edhe dy javë...
Politike
1 Prill 2024, 15:55
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas akuzave dhe denoncimeve për përfshir...
Politike
1 Prill 2024, 15:35
r.ll
george bush
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali ka reaguar lidhur me 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Berisha përmes ...
Politike
1 Prill 2024, 14:44
Gëzim Kabashi
Rama dhe Meloni
TIRANË- Marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë është nënshkruar në muajin s...
Politike
1 Prill 2024, 14:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi denoncoi sërish skemën korruptive të...
Politike
1 Prill 2024, 14:21
I.A
Artan Gaçi
TIRANË- Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Gaçit. Burri i deputetes së Partisë Socialiste, la politikën dhe vesh...
Politike
1 Prill 2024, 13:34
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë ka shpërndarë në Facebook një status që pë...
Politike
1 Prill 2024, 13:35
I.A
Drejtoret e Veliajt
TIRANË- Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit të atij viti, shtetasj...