Bota

Osmani bisedë telefonike me O’Brien, u bisedua për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe implementimin e plotë të marrëveshjeve

Osmani njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

1 Prill 2024, 19:22 Nga N.F
Osmani bisedë telefonike me O’Brien, u bisedua për
Osmani dhe O'Brien

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur ditën e sotme në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien. Osmani njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

”Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.

osmani obrien shba kosova

Sondazh

Poll