Bota

"Vendimi për dinarin, më se normal", Sveçla: Vuçiç me tensione shantazhon Kosovën dhe ndërkombëtarët

Gjatë fjalës së tij ministri tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përdorur territorin e veriut të Kosovës për të shkaktuar tensione si dhe shtoi se ai nëpërmjet tyre shantazhon Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

1 Prill 2024, 15:50 Nga N.F
"Vendimi për dinarin, më se normal", Sveçla:
Vuçiç dhe Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një intervistë se fundmi ku ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit si dhe për dinarin. Sveçla në intervistë për "Neës24"  u shpreh se situata në veri është e qetë, por e brishtë.

Gjatë fjalës së tij ministri tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka përdorur territorin e veriut të Kosovës për të shkaktuar tensione si dhe shtoi se ai nëpërmjet tyre shantazhon Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Situata në katër komunat e veriut të Kosovës është momentalisht e qetë, por e brishtë. E brishtë për shkak të tensionimeve të kohë pas kohshme, por edhe për shkak të një qasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi kësaj zone, por edhe karshi edhe vetë qytetarëve tanë me kombësi serbe. Beogradi, konkretisht Vuçiç dhe qeveria e tij, varësisht prej politikave të brendshme të tyre, kanë përdorur serbët e Kosovës, kanë përdorur këtë territor që të shkaktojnë tensione jo vetëm për Republikës e Kosovës por tensione edhe në rajon e më gjerë, duke dashur të shantazhojnë, së pari Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha Sveçla.

Ai gjithashut foli edhe për çështjen e largimit të dinarit serb nga përdorimi në vend. Sipas tij vendimet e tilla janë normale për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE e NATO.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, dhe duhet të jemi poashtu edhe një shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, shtoi ministri.

 

kosova svecla dinari veri

Sondazh

Poll