Art&Argëtim

Kejvina Kthella reagon pas kritikave për lidhjen me Redjan Rrajën, mesazhi që jep: Nuhas energjinë e keqe

20 Nëntor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Kejvina Kthella reagon pas kritikave për lidhjen me Redjan Rrajën,

Tiranë– Kjevina Kthella është tashmë tashmë në qendër të medieve. Pas lidhjes së saj me Redjan Rrajën ajo është bërë edhe pjesë e hetimeve të atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja. Një ditë më parë Krimet e RëndA i rikthyer asaj telefonin por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi-in” dhe llogaritë bankare.

Së fundmi ajo ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një shprehje: “Një gjë rreth meje, vërej stile të çuditshme, energji e keqe, poshtërsi m*ti“, shkruan ajo një rrjetin social Instagram.

Lidhja e Kejvina Kthejllës me Rrajën

Modelja e cila u fut në këtë mesele “falë” lidhjes së saj me Redjan Rrajën, është përdorur si alibi nga ai, pasi i riu me profesion stomatolog është shprehur se gjatë kohës kur kishte ndodhur atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ndodhej me të dashurën e tij.

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Nëntor 2019, 07:18

Personazhet VIP, ndiqen nga shumë fansa në rrjetet sociale, madje me ta shkëmbejnë edhe shumë komente.  Kryesisht janë ndjekësit me profile fallco që nuk nguroj...

Art&Argëtim 19 Nëntor 2019, 18:46

TIRANË– Memorie.al publikon dëshminë e panjohur të kolonelit Elami Hado, i cili pasi u diplomua me medalje ari në Akademinë Ushtarake “Frunze” të Bas...