Bota

Prokurorët suedezë ndërpresin hetimet kundër Julian Assange, hidhen poshtë akuzat për përdhunim

19 Nëntor 2019, 15:08 Nga DOSJA
Prokurorët suedezë ndërpresin hetimet kundër Julian Assange,

SUEDI- Prokurorët në Suedi i kanë ndërprerë hetimet, mbi një akuzë për përdhunim, ndaj bashkë-themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange, të bërë në vitin 2010.

Assange, i cili e mohon akuzën, ka shmangur ekstradimin për në Suedi, për shtatë vjet, pasi në vitin 2012 kërkoi strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

48 vjeçari u dëbua nga ambasada në muajin prill dhe u arrestua nga policia britanike. Ai aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh në burgun Belmarsh në Londër për shkelje të lirimit me kusht, raporton REL.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange-in për bashkëpunimin me analisten për inteligjencë ushtarake, Chelsea Manning për thyerje të fjalëkalimeve në mënyrë që të ketë qasje në kompjuterët qeveritarë me informacione të klasifikuara. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Në vitin 2012, Julian Assange u strehua në ambasadën e Londrës në Ekuador për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku u akuzua për krime seksuale të cilat ai i mohoi. Ai u nxorr nga ambasada në prill pas shtatë vjetësh. Ndërkohë që jashtë godinës së ambasadës, Assagne pret verdiktim për çështja e ekstradimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota julian assange suedia nderpret hetimet wikileaks julian assange suedia nderpret hetimet wikileaks

Sondazh

Poll