Aktualitet

Protesta e sindikatave greke, mbyllet dhe dogana e Kapshticës

Bëhet me dije se mbyllja vjen si shkak i protestave nga sindikatat greke. Gjithashtu nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të transportit. Do të lejohet të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe emergjencat shëndetësore

1 Prill 2024, 11:36 Nga h.k

Protesta e sindikatave greke, mbyllet dhe dogana e Kapshticës

KAPSHTICË-Mbyllet për dy ditë pika doganore greke në Kapshticë. Mësohet se mbyllja do të zgjasë nga data 2 prill prej orës 05:30 - 4 prill 2024 prej orës 05:30.

Bëhet me dije se mbyllja vjen si shkak i protestave nga sindikatat greke. Gjithashtu nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të transportit. Do të lejohet të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe emergjencat shëndetësore

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

kapshtica dogana

Sondazh

Poll