Aktualitet

Kapshtica pjesërisht në punë, pala greke: Ja si do të procedohet me oraret e qarkullimit nga data 2-4 prill

Pala greke i ka bërë me dije policisë kufitare të Kapshticës se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me qarkullimin e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit vetëm 1 orë, në harkun kohor të 4 orëve.

1 Prill 2024, 10:47 Nga M.B
Kapshtica pjesërisht në punë, pala greke: Ja si do të
Foto ilustruese


KORÇA- Pala greke në pikën doganore të Kapshticës ka njoftuar ndryshimin e kushteve të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Doganore përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar. Pala greke i ka bërë me dije policisë kufitare të Kapshticës se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me qarkullimin e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit vetëm 1 orë, në harkun kohor të 4 orëve. Veç kësaj nga data 2-4 Prill nuk do të lejohen hyrje-daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Gjatë këtyre 48 orëve, sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë nuk do të mund të kalojë asnjë automjet, nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas. Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit. 

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke):

Data 02/04/2024

06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00

Data: 03/04/2024

02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00.

kapshtice

Sondazh

Poll