Aktualitet

EMRAT/ Konflikti nisi për një vajzë, kush janë autorët dhe si ndodhi vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë

Policia bën me dije se është shoqëruar Frensis Shehu, 20-vjeç si dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

1 Prill 2024, 11:16 Nga M.B
EMRAT/ Konflikti nisi për një vajzë, kush janë autorët
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Janë shoqëruar në polici 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë, ku gjatë një konflikti midis disa të rinjve mbeti i vrarë me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Policia bën me dije se është shoqëruar Frensis Shehu, 20-vjeç, dy të mitur të moshës 16-vjeç, dhe një 15-vjeç.

Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë, e cila ishte në makinë me viktimën dhe ka dyshime se vajza ka qenë e lidhur me një prej agresorëve. Kur këta të fundit kanë mësuar se ajo ka qenë në automjetin tip Audi, i kanë bërë shenjë mjetit për të ndaluar dhe me pas janë konfliktuar fizikisht.

18-vjeçari mësohet se ka dalë nga mjeti, por thuhet se 4 agresorët nuk kanë mundur që ta dhunojnë për shkak të gjatësisë dhe fizikut të tij të madh. Dyshohet se ka qenë 15-vjeçari ai që e ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin, plagë që i mori jetën teksa ishte duke u transportuar për në spital.

vrasje tirana aurelio dervishi

Sondazh

Poll