Gazetari kanadez pushohet nga puna në mes të emisionit të tij në radio, pasi ai kritikoi Presidentin Trump
19 Nëntor 2019, 08:56Nga DOSJA
SHBA- Gazetari i mirënjohur kanadez, Craig Silverman, organizoi “The Craig Silverman Show”, që transmetohej mëngjesin e së shtunës në 710 KNUS, një radio konservatore. Denver’s Fox 31 raportoi më vonë se Silverman u pushua nga puna pasi transmetoi një segment rreth Roy Cohn, një avokat i pamëshirshëm i cili përfaqësonte familjen Trump në vitet 1970, por ishte njihej për shkelje etike.
Në mes të emisionit të tij për tre orë me rradhë gjatë së shtunës, pas një segmenti që kritikonte presidentin amerikan Donald Trump, emisioni i tij papritmas u shkëput në një sekuencë lajmesh, dhe menaxheri i operacioneve të stacionit hyri në studio dhe i tha z. Silverman: Ke marrë fund, je i pushuar.
Por ishte e pa qartë nëse i kishte shqetësuar punëdhënësit e tij më shumë, pasi pikëpamjet negative të z. Trump që ai i shprehu në radio, ose fakti që ai gjithashtu kishte shkuar në stacionet konkurruese për t’i shprehur ato, ndikoi shumë.
Silverman, një avokat dhe ish kryeprokurori i rrethit, i pëlqente të debatonte dhe të tejkalonte kufijtë.
Por Silverman tha në një intervistë se ai e sheh veten si një analist të pavarur, jo një konservator dhe kjo mund të ketë bërë që ai gjithnjë e më shumë të jetë i padëshiruar në KNUS.
Ai tha që pronari i stacionit, ‘Salem Media Group’, i cili përqendrohet në programim konservator, është “100% pas Donald Trump.
Silverman tha se ai e mbështeti Z. Trump në 2016, duke menduar se do të kishte një shans që ai të rregullonte më mirë disa gjëra në Uashington, por pasi pa performancën e presidentit amerikan në detyrë, ai tashmë është vënë kundër tij.
GJERMANI- Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e z...
GJERMANI- Me një “non-paper” – dokumentin gjashtëfaqësh, një propozim jozyrtar i Francës për reformimin e procesit të zgjerimit të BE, diplomacia franceze përpi...
SHBA- Zoti Pompeo hodhi poshtë një opinion juridik të Departamentit të Shtetit të vitit 1978, sipas të cilit vendbanimet civile në territoret e pushtuara janë &...
Gjeorgji- Pas demonstratës së madhe të së dielës, edhe të hënën u mblodhën demonstrues që kërkojnë zgjedhje të reja të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë. Po...
BOTË- Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me ...
Përpara sallës së bashkisë në Bielefeld, një poster i madh paraqet përmbledhtazi atë që po bëjnë Të Gjelbrit: “Pothuajse kemi mbërritur. Por akoma jemi larg arr...
TIRANË- Javën që lamë pas Venecia u përfshi nga përmbytje masive duke lënë disa viktima dhe pasoja të mëdha pas.Si shkak i shirave të rrëmbyeshëm por jo ve...
Kosovë- Pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në Prishtinë ka humbur një tifoz anglez. Mediet kosovare shkruajnë se tifozi ishte në gjendje të dehur në momentin ...