1 Prill 2024, 08:14
Nga h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Në Gjermani fillon sot (01.04.) një epokë e re në politikën ndaj drogave. Sipas ligjit të ri personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht.
Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krjimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanabis hiqet nga lista e substancave të ndaluara në Ligjin për Lëndët Narkotike, por shitja dhe shpërndarja e kanabisit vazhdojnë të jenë të ndaluara nga ligji.
Kontrolle të rrepta policore
Përfaqësues të policisë presin që legalizimi i pjesshëm i kanabisit më 1 prill do të rrisë ngarkesën e punonjësve të policisë. Disa nga landet federale do të kryejnë më shumë kontrolle. Policia e landit Saksoni-Anhalt, për shembull, njoftoi se donte të shtojë kontrollet në qarkullimin rrugor për të parë nëse drejtuesit e automjeteve janë nën ndikimin e kanabisit. Sipas Ministrisë së Brendshme të këtij land kjo synon të zvogëlojë sa më shumë rrezikun e aksidenteve në trafikun rrugor.
Policitë e landeve të tjera synojnë t'i zgjerojnë gradualisht kontrollet e trafikut të lidhur me përdorimin e kanabisit nga drejtuesit e automjeteve. Po ashtu do të shtohen edhe përpjekjet për identifikimin e tregtarëve të kanabisit për të mbrojtur sidomos fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët.
gjermani legalizimi i kanabisit
Bota
1 Prill 2024, 07:55
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Deklaratat e kryeministit Albin Kurti për raportin e Kosovës, SHBA dhe Serbisë kanë ngjallur reagime të forta ...
Bota
1 Prill 2024, 07:44
M.B
Rexhep Tayyip Erdogan
TURQIA- Pas humbjes në zgjedhjet lokale, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët. P...
Bota
1 Prill 2024, 07:36
M.B
Foto ilustruese
TURQIA- Turqit dënuan presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij të dielën në zgjedhjet lokale mbarëk...
Bota
31 Mars 2024, 22:17
S.N
Foto Ilustrim
PALESTINË- Pas vrasjes së një fotoreporteri dhe redaktori nga ushtria izraelite, Zyra e Mediave të Qeverisë së ...
Bota
31 Mars 2024, 22:18
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Forcat ajrore ukrainase deklaruan sot se Rusia lëshoi 16 raketa dhe 11 dronë në Ukrainë në një...
Bota
31 Mars 2024, 21:25
M.B
Foto ilustruese
TURQIA- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu kryeson përballë kandidatit të partisë AKP të Presidenti...
Bota
31 Mars 2024, 21:20
S.N
Foto nga protesta
IZRAEL- Dhjetëra-mijëra izraelitë dolën para parlamentit në Jeruzalem të dielën, në protestë...
Bota
31 Mars 2024, 20:32
S.N
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tregon gjatë një konference për shtyp se ai po refuzon të dorë...
Bota
31 Mars 2024, 19:48
S.N
Foto Ilustrim
TURQI- Sipas rezultateve të para, opozita ka epërsi në tre qytetet kryesore të Turqisë ndaj partis...
Bota
31 Mars 2024, 19:26
S.N
Miguel Diaz-Canel
KUBA- Presidenti i Kubës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprim...