Aktualitet

Zjarri në Fier, shoqërohen në komisariat për sqarimin e situatës pronarët e tokës

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

31 Mars 2024, 16:38 Nga M.B
Zjarri në Fier, shoqërohen në komisariat për sqarimin e
Foto ilustruese

FIER- Lidhur me aktivizimin e vatrës së zjarrit në Peshtanbregas të Fierit, bëhet me dije se toka është në pronësi të 40-vjeçares me inicialet E. M. Po ashtu mësohet se në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar 40-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke. Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin. Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

zjarr fier

Sondazh

Poll