Politike

"I thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet"/ Përgjimet nga dosja hetimore e SPAK për 5D Konstruksion: Morën shefin nga njësia e Laprakës

Jona i tregon Arbenit se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet e 14 majit në zonën e Laprakës në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj.

31 Mars 2024, 12:35 Nga I.A
"I thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet"/ Përgjimet
SPAK

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK ndaj drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato. Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, del një bisedë e punonjëses së 5D Konstruksion Jona Bejko me një person me emrin Arben. Jona i tregon Arbenit se i kanë kërkuar që të angazhohet me zgjedhjet e 14 majit në zonën e Laprakës në favor të kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu, Jona theksoi se këtë ia kishte kërkuar drejtori i Bashkisë së Tiranës në atë njësi. 

Pjesë nga Dosja hetimore:

36.1 Rezulton se shtetasja Jona Bejko ka pasur biseda me interes edhe me përdoruesin e numrit të telefonit celular nr.***********, i identifikuar me emrin Arben, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash që lidhen me punën e saj të përditshme. Në disa shtetasja Jona Bejko flet për pronarët e shoqërisë dhe aktivitetin e shoqërisë. Kështu, në datën 07.04.2021 shtetasja Jona Bejko i shpjegon personit tjetër se: "Kanë marrë shefin tim nga njësia e Laprakës duke ditur që pronari është i shtetit dhe i kanë thënë thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet...... Uaaa u habita.... Mtha shefi kshu mkan marr per ty... Ca veni imagjino.... Me u marr me ty edhe nëse punon privat......... Me bo I buze shtremet si puna ktij pronarit tim....Pfff.... Po drejtor pra... Tu mthen ky drejtori bashkise.... Ai eshte te njesia kshu...".

"I thuaj Jonës të angazhohet me zgjedhjet"/ Përgjimet
Dosja hetimore

redi molla mariglen qato jona bejko spak aksion në bashkinë tiranë

Sondazh

Poll