Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Peshtan të Fier, rrezikohen antenat televizive dhe të telefonisë celulare

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

31 Mars 2024, 15:39 Nga M.B
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Peshtan të Fier,
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë mesditën e sotme, kodrat e Peshtanit në Fier ku flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse. Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave të Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll