Aktualitet

Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, mesha në Tiranë u mbajt në katedralen e ‘Shën Palit’

Në Tiranë mesha solemne u mbajt në katedralen e ‘Shën Palit’ dhe e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për tu vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.

31 Mars 2024, 08:00 Nga h.k
Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, mesha në
Foto ilustruese

TIRANË-Besimtarët katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin fetar. 

Në Tiranë mesha solemne u mbajt në katedralen e ‘Shën Palit’ dhe e drejtoi Arqipeshkvi Mitropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për tu vënë në shërbim të një horizonti më me shpresë për të rinjtë.

Shumë qytetarë iu drejtuan katedraleve dhe kishave në qytete të ndryshme të vendit për të kremtuar festën e shenjtë.

Ndërsa sot është dreka e Pashkës. Në tryezën e besimtarëve nuk mungojnë vezët me ngjyrë të kuqe, që janë traditë e kësaj feste.

Pashkët festohen të dielën, pas periudhës 40-ditore të quajtur Kreshmë.

pashket katolike

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2024, 07:29 h.k

HOROSKOPI I DITËS e diel 31 mars 2024

DASHI Gjatë kësaj fundjave është më mirë të mbani nervat nën kontroll... Argumentet mund të jenë afër....