Bota

Shpërthim bombë në një treg të Alepos në Siri, të paktën shtatë të vdekur

Pamjet e pasojave treguan trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe mbetje të një makine në flakë. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

31 Mars 2024, 07:54 Nga h.k
Shpërthim bombë në një treg të Alepos në Siri,
Foto ilustruese

SIRI-Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me makinë bombë që synonte një treg të frekuentuar në Sirinë veriore. Disa të tjerë u plagosën kur shpërthimi u regjistrua në tregun qendror të qytetit Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.

Pamjet e pasojave treguan trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe mbetje të një makine në flakë. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë.

Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, tha se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Azaz kontrollohet nga milicitë që luftojnë presidentin sirian Bashar Al-Assad në luftën e vazhdueshme civile të vendit. Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet.

alepo

Sondazh

Poll