Art&Argëtim

"Është një bombë me sahat"/ Arnold Schwarzenegger "tallet" me stimuluesin e tij kardiak, bën lajmërimin e rëndësishëm për fansat

Arnold Schwarzenegger aktori 76-vjeçar luan aktualisht në serialin e Netflix “Fubar”.

30 Mars 2024, 17:21 Nga S.B
"Është një bombë me sahat"/ Arnold Schwarzenegger
Arnold Schwarzenegger

SHBA- Aktori austriako-amerikan Arnold Schwarzenegger ka patur një situatë të rëndë shëndetësore pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër duke vendosur një stimulues kardiak. Është operacioni i tij i tretë në zemër dhe së fundmi, pasi ka marrë këtë aksesor të ri aktori ka bërë shaka duke e quajtur stimuluesin kardiak një bombë me sahat.

Në mbishkrimin e fotos ai ka shkruar: Faleminderit! Kam marrë kaq shumë mesazhe dashamirëse nga e gjithë bota, por shumë njerëz më kanë pyetur nëse stimuluesi i ritmit tim do të shkaktojë probleme me sezonin 2 të Fubar. Absolutisht jo. Unë do të jem gati për të xhiruar në prill.

Arnold Schwarzenegger aktori 76-vjeçar luan aktualisht në serialin e Netflix “Fubar”. Madje, ai i siguroi fansat se aventura e tij e fundit shëndetësore nuk do të ndikojë aspak në xhirimet e serialit, i cili do të vazhdojë normalisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arnold Schwarzenegger (@schwarzenegger)

arnold schwarzenegger

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Mars 2024, 17:02 S.B

Courteney Cox rikthehet në "Scream VII"

Courteney Cox SHBA- Aktorja e njohur Courteney Cox është në bisedime për filmin e ardhshëm horror “Scream VII”. C...