Bota

Fshati nigerian feston kthimin e studentëve të rrëmbyer

Ushtria njoftoi të dielën se kishte shpëtuar 137 pengje 76 femra dhe 61 meshkuj në shtetin fqinj të Zamfara, disa ditë përpara afatit për të paguar një shpërblim prej 1 miliard euro për lirimin e tyre.

29 Mars 2024, 19:15 Nga E. D
Fshati nigerian feston kthimin e studentëve të rrëmbyer
fotot ilustruese

NIGERI- I gjithë fshati Kuriga vrapoi drejt kolonës së autobusëve duke bërtitur fëmijët tanë u kthyen dhe Alhamdulillah, për të mirëpritur në shtëpi më shumë se 100 studentë dhe staf që u rrëmbyen këtë muaj në veriperëndim të Nigerisë. Ushtria njoftoi të dielën se kishte shpëtuar 137 pengje 76 femra dhe 61 meshkuj në shtetin fqinj të Zamfara, disa ditë përpara afatit për të paguar një shpërblim prej 1 miliard euro për lirimin e tyre.

Studentët përshkruan se u marshuan nëpër pyll për më shumë se dy javë në një përpjekje për tu fshehur nga autoritetet, duke u dashur të flinin nën pemë, duke u ushqyer me oriz gjysmë të gatuar dhe duke u dhënë vetëm ujë të ndotur për të pirë.

"Edhe banditët ishin të uritur. Ne i përdornim shamitë tona të pista si pako higjenike... ne qanim dhe luteshim çdo ditë," tha Amina Alhassan, një nga studentët e rrëmbyer.

Më parë këtë javë, Ministri i Informacionit Mohammed Idris tha se nuk ishte paguar asnjë shpërblim.Nërsa një burim sigurie tha se ai pa 14 çanta të zeza, të cilat ai supozoi se përmbanin paratë e shpërblimit duke u dorëzuar në një zonë në shtetin Zamfara ku u mbajtën studentët pas rrëmbimit të tyre më 7 mars.

nigeri

Sondazh

Poll