Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Moti pritet të jetë me kohëzgjatje me diell si dhe vranësira mesatare pas orëve të mesditës.

29 Mars 2024, 07:21 Nga M.B
Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshmë atmosferike. Si dhe ndikimi të masave ajrore të ngrohta jugore. Moti pritet të jetë me kohëzgjatje me diell si dhe vranësira mesatare pas orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 21°C,

në zonat e ulëta 9 deri 27°C,

në zonat bregdetare 12 deri 28°C.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll