Sport

Shkarkohet trajneri i femrave të Leicesterit, kishte lidhje me një nga lojtaret...

Leicester njoftoi të enjten se kishte shkarkuar trajnerin e ekipit të tij të femrave Willie Kirk për shkelje të kodit të sjelljes. Sipas mediave britanike, ai ka pasur një lidhje me një nga anëtarët e skuadrës.

29 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA

Shkarkohet trajneri i femrave të Leicesterit, kishte lidhje me një nga

ANGLI - Leicester njoftoi të enjten në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e saj se kishte shkarkuar trajnerin e ekipit të saj për femra, Willie Kirk, pasi një hetim i brendshëm zbuloi se ai kishte shkelur kodin e sjelljes së klubit. Sipas mediave britanike, Kirk kishte pasur një marrëdhënie me një nga lojtaret në skuadër.

“Pas një procesi të brendshëm disiplinor dhe në përputhje me detyrimet e klubit për privatësinë, u konstatua se Willie kishte shkelur kodin e sjelljes së ekipit në një shkallë që e bëri pozicionin e tij të paqëndrueshëm në Divizioni i Parë.

Ndihmësja e tij Jennifer Foster do të veprojë në pankinë, ndërsa pret që klubi të gjejë një zëvendësues për Kirk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll