Aktualitet

Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, gjykata jep dënimin për Alban Bengasin

Për Bengasin u kërkua dënimi me 6 vite e 6 muaj burgim, por ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke iu reduktuar ky dënim në 4 vite e 4 muaj burg.

28 Mars 2024, 18:51 Nga h.k
Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, gjykata jep dënimin
Foto ilustruese

TIRANË-Alban Bengasi është dënuar ditën e sotme me 4 vite e 4 muaj burgim. Bengasi është deklaruar fajtor nga prokuroria për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me shtetasit F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani dhe një tjetër i panjohur, si dhe dhunë në familje ndaj bashkëshortes.

Për Bengasin u kërkua dënimi me 6 vite e 6 muaj burgim, por ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke iu reduktuar ky dënim në 4 vite e 4 muaj burg.

Ishin dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se Bengasi e kishte paguar 120 mijë euro për t’i ekzekutuar bashkëshorten.

 

alban bengasi

Sondazh

Poll