Raporti/ OKB ngre alarmin: Shtatë milionë fëmijë, të privuar nga liria
18 Nëntor 2019, 14:30Nga DOSJA
BOTË- Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Sipas autorëve, ky vlerësim bie në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.
“Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë fëmijët nga institucionet [e ndalimit] dhe për t’i dhënë fund ndalimit të migrantëve nën moshë”, tha Manfred Nowak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherësh udhëheqës i studimit.
“Është përgjegjësi e jona t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve në paraburgim”, tha ai.
Raporti paralajmëron se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të rriten dhjetëfish gjatë paraburgimit dhe se fëmijët e liruar nga qendrat e tilla vdesin shumë më të rinj se ata që nuk janë ndaluar kurrë.
Ekipi i Nowakut zbuloi se së paku 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor, raporton REL.
Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë migrantë, thuhet në raport.
“Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre, nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria”, thekson po ashtu raporti.
Ekspertët e të drejtave të njeriut i analizuan veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku, ku dhjetëra-mijëra fëmijë të ekstremistëve të supozuar të grupit Shteti Islamik thuhet se mbahen në kampe.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Përpara sallës së bashkisë në Bielefeld, një poster i madh paraqet përmbledhtazi atë që po bëjnë Të Gjelbrit: “Pothuajse kemi mbërritur. Por akoma jemi larg arr...
TIRANË- Javën që lamë pas Venecia u përfshi nga përmbytje masive duke lënë disa viktima dhe pasoja të mëdha pas.Si shkak i shirave të rrëmbyeshëm por jo ve...
Kosovë- Pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në Prishtinë ka humbur një tifoz anglez. Mediet kosovare shkruajnë se tifozi ishte në gjendje të dehur në momentin ...
GJERMANI- Frika që ekziston për infeksionet që mund të merren, kur shtrohesh në spital nuk është më kot. Mendohet, se në Gjermani çdo vit humbasin jetën ...
GJERMANI- “Hej, ju aty!”, u thërret Oliver Niedrich dy vajzave që para katedrales së Berlinit kanë mbledhur disa nënshkrime. Tani ato kalojnë para n...
FRANCË- E lindur në një familje të varfër, myslimane me origjinë nga Algjeria, Dati arriti që të kapte majat e pushtetit për t’u bërë e besuara, krahu i dj...
KILI- Kili prej javësh tashmë po përballet me protestat e dhunshme, ku përleshjet mes qytetarëve dhe policisë po bëhet gjithmonë edhe më e ashpër. Ndërkohë nga ...