Aktualitet

Nga dhuna tek përplasja e dy automjeteve, procedohen penalisht katër persona në Korçë

Si pasojë ka mbetur i lënduar një nga pasagjerët e furgonit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

28 Mars 2024, 12:55 Nga S.B

 

Nga dhuna tek përplasja e dy automjeteve, procedohen penalisht katër
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen katër persona në gjendje të lirë për vepra penale të ndryshme në Pogradec dhe Maliq. Mësohet se ka ndodhur një konflikt mes një 54-vjeçari dhe një 26-vjeçari, ku i pari ka dhunuar të riun, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar automjetin e 54-vjeçarit dhe si pasojë janë proceduar penalisht të dy.

Bëhet me dije se në aksin Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka mbetur i lënduar një nga pasagjerët e furgonit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 54 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, shtetasi A. D. ka goditur me grusht 26-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me një send të fortë automjetin e shtetasit A. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

---

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip "Mercedes-Benz", me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

 

korce pogradec maliq

Sondazh

Poll