Aktualitet

Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fidanë kanabisi në Shkodër, një i arrestuar dhe një në kërkim

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

28 Mars 2024, 09:44 Nga r.ll
Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fidanë kanabisi në
pamje nga operacioni

SHKODËR- Mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi janë sekuestruar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor "Luarza 1". Policia ka identifikuar dy pronarët e dyshuar të fidanëve, ku ka arrestuar një 38-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar. 

Fidanët u zbuluan në fshatin Luarzë.  Si rezultat i operacionit, në këtë territor u sekuestruan, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Plan operacional për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarza 1”, i organizuar nga shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të DVP Shkodër.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. 

Sekuestrohen 37 336 kubikë me fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Kapet dhe arrestohet njëri prej tyre, si dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luarza 1”.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Më tej, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
     
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

operacioni luarze 1 policia e shkodres

Sondazh

Poll