Aktualitet

Cili është fati i Ervis Martinajt? Flet Tonin Vocaj: Ka një grup të posaçëm që po e ndjek çështjen

Ai tha në “Top Story”, se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%.

28 Mars 2024, 09:11 Nga r.ll
Cili është fati i Ervis Martinajt? Flet Tonin Vocaj: Ka një grup
ervis martinaj

TIRANË- Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka folur lidhur me zhdukjen dhe fatin e Ervis Martinajt. Vocaj tha se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ulet probabiliteti për të gjetur prova lidhur me një ngjarje kriminale.

Ai tha në “Top Story”, se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%.

"Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen. Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet.", tha Vocaj. 

tonin vocaj ervis martinaj

Sondazh

Poll