Aktualitet

Morën peng 68-vjeçarin dhe e kërcënuan për ti marrë para, arrestohen dy persona në Elbasan

Pasi të arrestuarit kanë marrë peng të moshuarin e kanë kërcënuar duke i kërkuar para në këmbim të lirimit të tij.

28 Mars 2024, 08:58 Nga N.F
Morën peng 68-vjeçarin dhe e kërcënuan për ti
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga në Elbasan. Sipas njoftimi të policisë arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë marrë pëng një 68-vjeçar. Pasi të arrestuarit kanë marrë peng të moshuarin e kanë kërcënuar duke i kërkuar para në këmbim të lirimit të tij.

Më tej në njoftim bëhet me dije se nga ky operacion janë sekuestruar mejti ku u mbajt mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet operacioni policor i koduar “Përfitimi”. I hoqën lirinë një 68-vjeçari dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 57 vjeç, banues në Peqin dhe P. S., 47 vjeçe, banuese në Belsh. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", kryer në bashkëpunim dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

elbasan kercenim marrje peng

Sondazh

Poll