Politike

Shtyhet seanca për Gërdecin/ "Prokuroria i ka sjellë për formalitet", Mediu: Dëshmitarët nuk pranojnë të flasin

Ndërkohë në gjyq sot u paraqit vetëm  biznesmeni Mihal Delijorgji, i thirrur nga SPAK, por që nuk pranoi të dëshmonte. Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari nuk u paraqitën

27 Mars 2024, 10:12 Nga r.ll
Shtyhet seanca për Gërdecin/ "Prokuroria i ka sjellë
fatmir mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas vendimit të shtyrjes së seancës së sotme për çështjen "Gërdeci". Ai tha  emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit, janë marrë formalisht. Sipas tij mospranimi i tyre për të dëshmuar, tregon se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.

"Është gjëja më e drejtë që të pyeten dhe nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë. Letërporosia është një akt formal dhe mendoj se ky proces ka nevojë për t’i shkuar procesit nëpërmjet pyetjeve. Besoj se kjo është rruga më e drejtë, e kërkuam edhe ne, edhe pala e viktimave dhe nuk e kuptoj pse nuk duhet bërë në këtë formë kur vetë drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë për t’u pyetur nëpërmjet video-konferencës. Vazhdon një lloj gjyqi ku duket qartësisht se vetë prokuroria me gjithë dëshmitarët e vet nuk po i japin asnjëlloj të dhëne të re lidhur me procesin. Dëshmitarët e prokurorisë vazhdojnë të mbajnë qëndrimet për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon aspak procesin. Janë njerëz që kanë ekzekutuar, kanë qenë kontraktorë apo kanë bërë vendimet përsa i përket demontimit në Gërdec. Në gjithë këtë proces, mospërgjigjia e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formal pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën.", tha Mediu.

Ndërkohë në gjyq sot u paraqit vetëm  biznesmeni Mihal Delijorgji, i thirrur nga SPAK, por që nuk pranoi të dëshmonte. Anjola Agolli, ish-sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari nuk u paraqitën. Për këtë të fundit prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është paraqitur. Ndërsa për Anjolla Agollin e Luan Hoxhën të vijojë kërkimi. Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9. Ish-ministri, Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre për vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

fatmir mediu gerdeci

Sondazh

Poll