Politike

Këlliçi: Veliaj e Rama vinin me banditë e bastardë, inceneratori fantazëm po vjedh çdo ditë qytetarët

Ai tha se PD do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pikërisht për të shpëtuar shqiptarët nga regjimi i bandave të Ramës.

26 Mars 2024, 18:11 Nga h.k
Këlliçi: Veliaj e Rama vinin me banditë e bastardë,
Foto ilustruese

KAVAJË-Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, gjatë takimit me demokratët në Kavajë, tha se ky qytet i dha mësimin e duhur bandës elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. 

Ai tha se PD do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pikërisht për të shpëtuar shqiptarët nga regjimi i bandave të Ramës.

I kemi të freskëta në memorie kur Erion Veliaj vinte me bastardë, me kriminelë, por ju të gjithë mbrojtët votat, mbrojtët të ardhmen. Propozimi i parë është ai i rritjes së pensioneve brenda mandatit të parë qeverisës. Programi i PD-së ka në fokus qytetari. E kuptoni se ç’kanë bërë me paratë tona? 130 mln euro janë dhënë për një incinerator fantazëm. Vetëm sot denoncuam që 1.6 mln euro janë dhënë për një agjensi udhëtimesh, për të prerë bileta udhëtimesh."

erion veliaj belind kellici

Sondazh

Poll