Politike

Meta: SPAK duhet t’i përgjigjet pyetjes ku përfunduan 60 milion euro të inceneratorit të Tiranës

Meta u shpreh se SPAK duhet të përgjigjet se ku shkruan 60 milionë euro të Inceneratorit të Tiranës, që i përmendi Ahmetaj në intervistën e dhënë.

26 Mars 2024, 16:49 Nga h.k
Meta: SPAK duhet t’i përgjigjet pyetjes ku përfunduan 60 milion
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën për mediat u pyet për aferën e inceneratorëve. 

Meta u shpreh se SPAK duhet të përgjigjet se ku shkruan 60 milionë euro të Inceneratorit të Tiranës, që i përmendi Ahmetaj në intervistën e dhënë.

Pyetje: Unë dua të pyes për një çështje të fundit, pasi SPAK i ka komunikuar zyrtarisht akuzat, ish-ministrit Arben Ahmetaj, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për çështjen e inceneratorëve. Duke qenë se kjo çështje është denoncuar shpesh herë nga opozita, nga ju vetë, për atë që e cilësoni si afera e djegësave, si e cilësoni ju të gjithe procesin hetimor nga SPAK. A jeni ju i kënaqur me këto rezultate? Faleminderit.

Përgjigje: Së pari nuk i kam ndjekur këto lajmet sot, sepse kam qenë në disa angazhime. Kam uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman për rizgjedhjen e tij, dhe njëkohësisht kam shprehur keqardhjen që nuk kam marrë pjesë në iftarin e shtruar prej tij.

Kjo sepse kam qenë në Azerbajxhan. Por padyshim që i kam uruar atij dhe gjithë besimtarëve, argjërim të pranuar dhe që lutjet e tyre të dëgjohen.

Sakrificat e tyre të shpërblehen, në këtë Muaj të Madhnueshëm. Dhe e kam falenderuar për punën e shkëlqyer që bën ky komunitet, në bashkëpunim dhe me gjithë komunitetet e tjera në vend.

Për të forcuar vlerat e familjes shqiptare, edhe të shoqërisë sonë, e sidomos për frymën e mrekullueshme të bashkëjetesës, e cila duhet të mbetet e pacënuar siç na e kanë lënë amanet të parët, siç na e kanë lënë amanet edhe ata klerikë.

Ata të cilët luajtën atë rol kyç, për pavarësinë e Shqiëprisë dhe formimin e shtetit tonë.

ilir meta

Sondazh

Poll