Bota

Pësoi krizë në zemër, presidenti Vuçiç del nga spitali, Rama shqetësohet për të…e merr në telefon

18 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
Pësoi krizë në zemër, presidenti Vuçiç del nga

SERBI– Pas goditjes që pësoi në zemër, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është lejuar që të dalë nga spitali ku edhe ishte shtruar.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për mediat se gjendja e tij është përmirësuar dhe se ka pranuar shumë telefonata nga kolegët të interesuar për gjendjen e tij.

Ndër të tjerash, nga zyra e presidentit serb thonë se Vuçiç ka marrë edhe një telefonatë edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviç.

Disa ditë më parë presidenti Vuçiç, 49 vjeç, u shtrua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic edi rama vuçiç shtrohet në spital aleksander vucic edi rama vuçiç shtrohet në spital

Sondazh

Poll