Bota

Shërbesa e të dielës së Pashkës, konfirmohet pjesëmarrja e mbretit Charles në ceremoni

Pallati Buckingham tha të martën se Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla do të marrin pjesë në kishë më 31 mars.

26 Mars 2024, 15:16 Nga M.B
Shërbesa e të dielës së Pashkës, konfirmohet
Mbreti Charles

LONDËR- Mbreti Charles i Britanisë do të marrë pjesë në shërbesën e së dielës së Pashkëve në kishën e Shën Gjergjit në Windsor, në atë që do të jetë paraqitja e tij e parë publike në një ngjarje tradicionale mbretërore që nga zbulimi i diagnozës së tij të kancerit në shkurt. Pallati Buckingham tha të martën se Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla do të marrin pjesë në kishë më 31 mars. Njoftimi vjen disa ditë pasi Kate, Princesha e Uellsit, deklaroi se ajo gjithashtu kishte ishte diagnostifikuar me kancer dhe po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese.

Shërbimi i Pashkëve këtë vit do të jetë më i vogël në numër njerëzish për shkak të shëndetit të mbretit, tha Buckingham Palace. Kate dhe trashëgimtari i fronit Princi William nuk do të marrin pjesë. Që nga diagnoza e tij, Charles ka shkurtuar daljet e tij publike ndërsa po merr trajtim. Konfirmimi se ai do të frekuentojë kishën të dielën pason lajmin se Charles po i dukej zhgënjyese ritmi i rikuperimit, sipas nipit të tij Peter Phillips.

mbreti charles

Sondazh

Poll