Bota

Mori hak pas konfliktit që u përfshi i vëllai, 19-vjeçari gjeorgjian plagos me thikë nxënësin dhe drejtorin e një gjimnazi në Athinë

Sulmuesi ka plagosur me thikë drejtorin dhe me çekiç studentin nigerian, pasi më herët ishte përleshur me vëllain e tij.

26 Mars 2024, 10:09 Nga r.ll
Mori hak pas konfliktit që u përfshi i vëllai, 19-vjeçari
pamje e gjimnazit

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Athinë, ku një 19-vjeçar gjeorgjian hyri në ambientet e gjimanzit me një çekiç dhe një thikë në duar. I riu gjeorgjian plagosi një nxënës nigerian si dhe drejtorin e shkollës.

Sipas informacioneve, arsyeja e sulmit ka të bëjë me mosmarrëveshjen që vëllai i autorit ka pasur me nxënësin nga Nigeria. Dy fëmijët ishin grindur dhe sot vëllai i madh vendosi të hakmerrej. 

Ai ka hyrë në shkollë dhe ka rrahur me çekiç nxënësin nigerian, para se të plagosë me thikë drejtorin e shkollës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoritetet dhe autori është arrestuar.

athine sulm me thike

Sondazh

Poll