Bota

VIDEO/ Anija përplaset me një urë në SHBA, automjetet bien në ujë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale. Kryetari i bashkisë së Baltimores tha se personeli i urgjencës ishte në vendngjarje dhe përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

26 Mars 2024, 08:40 Nga N.F
VIDEO/ Anija përplaset me një urë në SHBA, automjetet bien
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një urë e madhe është shembur në qytetin amerikan të Baltimores pasi u godit nga një anije mallrash. Pamjet tregojnë një pjesë të madhe të urës Francis Scott Key, 1.6 milje të gjatë duke rënë në ujë pas përplasjes.

Policia në qytet tha se punëtorët ishin ndoshta në ujë. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja duken automjetet duke rënë nga ura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të mëngjesit me orën lokale. Kryetari i bashkisë së Baltimores tha se personeli i urgjencës ishte në vendngjarje dhe përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar. Johnny Olszeëski, ekzekutiv i qarkut Baltimore, tha se ai mbetet në kontakt me shefin e departamentit të zjarrit dhe drejtorin e operacioneve të urgjencës.

shba baltimore shembje ure

Sondazh

Poll