Bota

Një ditë pas miratimit të rezolutës nga OKB, shefi i Hamasit, Ismail Haniya viziton Teheranin

Ai do të takohet me zyrtarët iranianë, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

26 Mars 2024, 08:33 Nga r.ll
Një ditë pas miratimit të rezolutës nga OKB, shefi i
ismail hanya

IRAN- Shefi i Hamasit, Ismail Haniya do të vizitojë Teheranin sot për t'u takuar me zyrtarët iranianë, një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Irani mbështet organizatën palestineze në luftën me Izraelin. Kjo do të jetë vizita e dytë e Haniya në Iran që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Nasser Kanaani, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, e quajti rezolutën e djeshme të Këshillit të Sigurimit një hap pozitiv.

“Një hap më i rëndësishëm është ndërmarrja e veprimeve efektive për zbatimin e rezolutës”, shtoi Kanaani. Hamasi përshëndeti gjithashtu vendimin e Këshillit të Sigurimit, por shtoi se armëpushimi duhet të jetë i përhershëm.

hamas ismail hanya teheran

Sondazh

Poll