Bota

Trump për luftën Hamas-Izrael: Sulmi i 7 tetorit ishte i tmerrshëm, do të reagoja njësoj

Sulmi i Hamasit vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbeu më shumë se 250, sipas shifrave izraelite. Operacioni i Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 32,000 njerëz, sipas qeverisë së Hamasit.

25 Mars 2024, 19:47 Nga S.N

 

Trump për luftën Hamas-Izrael: Sulmi i 7 tetorit ishte i
Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump tha sot se do të reagonte në të njëjtën mënyrë si Izraeli pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit , por vuri në dukje se Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare dhe duhet t'i japë fund luftës kundër organizatës palestineze në Gaza.

“Sulmi vdekjeprurës nga Hamasi në Izraelin jugor ishte një nga gjërat më të trishtuara që kam parë ndonjëherë", tha Trump në një intervistë me gazetën izraelite Israel Hayom. "Por, ju duhet t'i jepni fund luftës tuaj," shtoi ai.

Trump u pyet se si do të kishte reaguar nëse familja e tij do të kishte qenë mes viktimave të Hamasit. “Unë do të thoja se do të veproja ashtu siç veproi Izraeli. Duhet të jesh i çmendur që të mos reagosh kështu. Vetëm një i çmendur nuk do ta bënte këtë. Ishte një sulm i tmerrshëm. Më shqetëson shumë kur shoh njerëz që nuk flasin më për 7 tetorin, duke folur se sa agresiv është Izraeli”, u përgjigj ai.

Sulmi i Hamasit vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbeu më shumë se 250, sipas shifrave izraelite. Operacioni i Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 32,000 njerëz, sipas qeverisë së Hamasit.

donald trump izrael hamas

Sondazh

Poll